Në një përmballje mjaftë dramatike, KV Prishtina Volley ka regjistruar fitore pasditen e sotme (e shtunë) ndaj skuadrës së KV Dritës.
Skuadra e KV Dritës fitoi setin e parë me rezultat 25-17, ndërsa seti tjetër në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë te Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportiv i takoi skuadrës së KV M-Technologie Prishtina V me rezultat 25-18, shkruan portali arbresh.info.
Seti i tretë përfundoi në favor të KV Dritës me rezultat 25-17, por skuadra nga kryeqyteti bëri një rikthim tronditës dhe me një paraqitje të shkëlqyer arriti regjistrojë fitore në dy setet e tjera. 25-19 ishte rezultati i setit të katërt në favor të skuadrës nën udhëheqjen e kryetrajnerit Naser Krasniqi, ndërsa seti i fundit ishte vërtetë dramatik për shkak të ndryshimeve të shpeshta në rezultate.
KV Drita udhëhoqi me rezultat 8 me 6 para se vashat nga M-Technologie Prishtiana V të bënin një rikthim befasues pas pushimeve të shkurtra duke kaluar në avantazh për 8 me 10.
Seti i fundit i kësaj ndeshje në kuadër të Superligës së Volejbollit në Kosovë përfundoi me rezultat 10 me 15 dhe kështu vashat nga KV M-Technologie Prishtina Volley regjistruan një fitore vërtetë mahnitëse.
Vlen të përmendet gjithashtu se te skuadra nikoqire një paraqitje të shkëlqyer kishte amerikania bartëse e fanellës me numër 16./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...