Vjosa Osmani sot në mesnatë e përfundon mandatin si presidente e Kosovës.Pavarësisht se nuk u zgjodh edhe për një mandat, ndonëse donte, ajo do të ketë privilegje gjatë gjithë jetës së saj.
Osmani do të mund të marrë 70 për qind të pagës në formë pensioni.
Gjithashtu, gëzon të drejtën të ketë asistent, mbrojtje të afërt dhe veturë zyrtare.
Kur udhëton jashtë shtetit në cilësinë e ish-presidentes, i takojnë edhe mëditjet dhe mbulimi i shpenzimeve.
Osmanit dhe familjes së saj i takojnë edhe sigurime të plota shëndetësore dhe shërbime mjekësore në spitale ushtarake dhe publike gjatë gjithë jetës së tyre.
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...