Leonardo Bonucci u rikthye në Juventus gjatë kësaj vere, mirëpo nuk është pritur aspak mirë nga tifozeria e “Zonjës së Vjetër”.
Bonucci u transferua në verën e kaluar te rivali i Juves, Milani, ku qëndroi vetëm një vit për t’u rikthyer përsëri në Torino gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.
Ai në stinorin e kaluar sa ishte me Milanin, i kishte shënuar gol Juventusit dhe pasta kishte festuar në “Allianz Stadium”.
Në dy ndeshjet e para me Juventusin në këtë stinori ai është brohoritur disa herë gjatë lojës nga tifozët e Juventusit, mirëpo në fund të ndeshjes mes Juves dhe Lazios, ai u drejtuar nga tribunat e ultrasve dhe iu kërkoi falje atyre, përgjigja e shumicës së tyre ishte me duartrokitje.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri iu është vënë në mbrojtje qendërmbrojtësit duke thënë se ata do ta falin.
“Do të marrë kohë por tifozët do ta falin Bonuccin”, ka thënë Allegri.
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...