Sheriff Tiraspol dhe Interi do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët janë mysafir të klubit moldav në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Stadionul Sheriff’ me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Simone Inzaghit e ka mposhtur Sheriffin në ndeshjen e fundit dhe pret ta bëjë të njëjtën gjë përsëri për të rritur gjasat për kualifikim.
Në anën tjetër, vendasit duan t’i kthehen rezultateve pozitive pas humbjes së fundit, pasi duan të mbesin në garë për kalimin e grupit.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inzaghi nuk ka mungesa dhe pritet të luajë me më të mirë si Lautaro Martinez, Nicolo Barella dhe Milan Skriniar.
Formacionet e mundshme:
Sheriff: Athanasiadis; Costanza, Hurtado, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; Traore, Kolovos, Velez; Yakhshiboev;
Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Martinez, Dzeko; /Telegrafi/

Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...