Manchester City shënoi fitore me rezultat 5-0 ndaj Lutonit dhe u kualifikua në çerekfinale të Fa Cup.
Erling Haaland shënoi pesë gola në këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Top sulmuesi norvegjez u rikthye në formë ku shpërtheu gjatë natës së mbrëmshme, pasi u kritikua për formën e tij.
23-vjecari u bë lojtari i vetëm që shënon pesë ose më shumë gola në një ndeshje të FA Cup, në këtë raund.
Haaland po ashtu e ka bërë të njëjtën gjë edhe në Champions League, kur ka shënuar pesë herë ndaj Leipzigut një vit më parë.
Kujtojmë që Haaland këtë sezon ka shënuar 27 gola në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...