Legjendat e Real Madridit kanë triumfuar 5-4 ndaj Legjendave të Chelseat në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.
Janë futbollistë që kanë dal në pension që një kohë të gjatë, por Legjendat e Real Madridit dhe Legjendat e Chelseat harruan vitet mbi supet e tyre duke dhuruar spektakël për mijëra tifozë që ishin mbledhur në “Santiago Bernabeu” për këtë ndeshje të bamirësisë, raporton Gazeta Express.
Në fund Real Madrid fitoi 5-4 një ndeshje ku pati edhe gola shumë të bukur… dhe ku shkëlqyen dyshja e dikurshme Raul Gonzales-Fernando Morientes.
Julio Baptista dhe dy herë Fernando Morientes shënuan për rezultatin e hershëm 3-0.
Shevchenko dhe Poyet shënuan menjëherë për “Blutë”, duke ngushtuar epërsinë në 3-2, para se Karembeu të shënojë për Realin, derisa Raul Gonzales shënoi të fundit për Los Blancos.
Golat për Chelsean në pjesën e dytë i gjetën Gallas dhe Malouda.
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...