Sheffield Unitedi luajti futboll të bukur dhe dominues si Barcelona, në barazimin 3:3 me Manchester Unitedin të dielën në Premierligë, sipas ish-futbollistit dhe trajnerit skocez, tani analisti i Sky Sports UK, Graeme Souness.
Sheffield barazoi 3:3 me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, në një ndeshje dramatike gjatë të cilës pati epërsinë e dy golave, por e lëshoi atë duke i pranuar tri sosh brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, para se ta barazonte rezultatin në fund.
Skuadra e Chris Wilder ishte ekip më i mirë se Unitedi për pjesën më të madhe të lojës, por vuajti shumë kur i pranoi tri gola për shtatë minuta në pjesën e dytë.
Souness ka mbetur i mahnitur me lojën e Sheffield, megjithatë.
“Mendoj se është një ekip i madh. Për 70 minuta e shijova futbollin e tyre”, tha Souness për Sheffieldin.
“Pati momente në lojë kur ata luajtën sikur Barcelona në zona të ngushta. Ata kanë shumë cilësi, vërtetë shumë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...