Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është bërë histori suksesi në tjetër indeks ndërkombëtar, kësaj radhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke iu referuar “Indeksit Global mbi Krimin e Organizuar 2025”.
Kurti ka thënë se sipas Indeksit Global mbi Krimin e Organizuar 2025, Kosova është përmirësuar për 34 vende në krahasim me vitin 2021, ndërsa vlerësohet si shteti me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon.
“Tregues i qartë i angazhimit të përbashkët për luftim të krimit të organizuar, forcim të sundimit të ligjit dhe besimit ndaj institucioneve të rendit”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri në detyrë ka bërë të ditur se ky indeks mbështetet e financohet edhe nga Bashkimi Evropian, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...