Sulmuesi anglez, Harry Kane, është futur në analet e historisë së futbollit angez.
Kane shënoi hattrik në fitoren e fundit të Tottenham ndaj Southamptonit me rezultat 5 me 2.
Me këtë hattrik ai ka kaluar sulmuesit legjendar të Anglisë dhe Neëcastle, Alan Shearer, i cili brenda një viti kalenderik kishte shënuar 36 gola në Premierligë, ndërsa Kane tashmë ka shënuar 38.
Shearer në emisionin “Match of the Day” në BBC, ka thënë se Kane mund të luan në Barcelonë dhe Real Madrid.
“Jo vetëm se ka thyer rekordin tim kalendarik, por me hettrikun e tij të dytë rresht kaloi Messni e Ronaldon për gola në të gjitha garat”.
“Kjo është një arritje e mirë dhe më besoni, ai do të shënonte po aq gola edhe për Barcën dhe Realin. Ekziston një problem me Tottenhamin”.
“Klubi nuk shkon përpara dhe nuk hyn në stadiumin e ri pa yllin më të madh. Gjërat kanë ngecur pak jashtë fushe, ku ka pasur ngecje në luftën për titull, përkundër shkëlqimit në Ligën e Kampionëve”, potencoi Shearer. /arbresh.info/
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?