Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri beson se trajneri Jurgen Klopp është duke parë performancën e tij më të mirë.
Performancat e tij të fundit i ka shfaqur trajneri gjerman se kosovari nuk është i kënaqur me rolin e tij për të qenë herë pas here pjesë e skuadrës në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se tani jam i vendosur dhe jam duke shfaqur formën më të mirë”, ka thënë 27-vjeçari. “Është gjithmonë e rëndësishme kur t’i bashkoheni një skuadre të re të luani mirë, por gjithashtu të fitoni ndeshje dhe sigurisht se ne e kemi bërë këtë”
“Më duhet kohë mua që të kuptoj se çfarë është duke kërkuar trajneri dhe gjithashtu për bashkëlojtarët e mi që të më kuptojnë”
“Jam duke marrë më shumë minuta në fushë tani dhe ndihem se jam duke u përmirësuar”
“Është një gjë e mrekullueshme të jesh sërish në Ligë të Kampionëve. Kjo është ajo që unë kam dashur”
“Është një ndjenjë e pabesueshme për mua që të jem në këtë nivel pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar te Stoke”
“Kam ëndrrat e mia për të fituar gjëra me Liverpoolin. Pse jo?
Shaqiri u inkuadrua në fushë në minutën e 80′ të ndeshjes si mysafirë kundër Arsenalit mbrëmjen e së shtunës./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...