Shaqiri starton prapë për Liverpoolin, synojnë fitore ndaj Burnleyit

20:32 | 21 Janar 2021

Liverpool pret sonte në Anfield skuadrën e Burnleyit derisa synon fitore pas katër ndeshjeve pa fitore në Premier Ligë

Kampionët e Anglisë janë duke kaluar në një ecuri të dobët në Premier Ligë, pasi që nga katër ndeshje të luajtur nuk kanë asnjë fitore, duke humbur në një dhe barazuar në tri të tjera.

Sonte, skuadra e Jurgen Klopp synon që të rikthehet te fitoret dhe kështu të mbetet në luftë për titull edhe këtë sezon në Premier Ligë.

Edhe në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar Xherdan Shaqiri, derisa në sulm po ashtu ka startuar edhe Mane, Origi dhe Oxlade Chamerlain.

Kujtojmë se pavarësisht fitores, Liverpool do të mbetet në vendin e katër në Premier Ligë pasi që ka 3 pikë më pak se Manchester United që është në vendin e parë si dhe katër pikë më pak se City dhe Leicester City që është në vendin e dytë përkatësisht të katërt. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Liverpool

Burnley

Ndeshja fillon në ora 21:00

Lajmet më të lexuara