Pasi nuk arriti ta japë më të mirën e tij në ndeshjen kundër Leicesterit, Xherdan Shaqiri pritet të mbetet në stol për ndeshjen e radhës së Liverpoolit, e cila do të zhvillohet të hënën kundër West Hamit.
Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm për këtë ndeshje dhe Shaqiri e ka humbur pozitën në formacionin e parë të Liverpoolit. Goal.com e ka parashikuar saktësisht formacionin gjatë xhirove të fundit, transmeton Gazeta Express.
Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në Premierligë për herën e 11-të në mesjavë, në ndeshjen kundër Leicesterit Cityt, mirëpo ai nuk arriti që të jetë po aq efektiv sa në ndeshjet e kaluara gjatë këtij sezoni.
Për shkak se nuk arriti ta dëshmonte veten në këtë ndeshje, Kloppi vendosi ta largojë Shaqirin nga ndeshja në minutën e 67-të, kur në vend të tij hyri Fabinho, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme.

Përderisa asnjë lojtar nuk arriti të marrë vlerësim më të lartë sesa Sadio Mane (tetë pikë nga dhjetë), i cili e shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë ndeshje, televizioni i famshëm sportiv, ESPN, e vlerësoi Shaqirin me vetëm katër pikë.
“I kishte 67 minuta me të vërtetë të qeta. Ai duhet t’i rikthehet formës së tij, të cilët e kishte shfaqur në fillim të sezonit dhe që ia kishte bërë të vështirë Kloppit ta linte atë jashtë skuadrës”, shkruan ESPN.
Shaqiri i ka bërë gjithsej 19 paraqitje nga 24 ndeshjet e zhvilluara të Premierligës gjatë këtij sezoni. Nga këto ndeshje, 11 herë ishte titullar, ndërsa në tetë ndeshje të tjera u aktivizua nga stoli.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...