Xherdan Shaqiri mund të humbas edhe ndeshjen në fundjavë ndaj Liverpoolit.
Trajneri i Stoke Cityt ka paralajmëruar në fillim të këtij muaji para ndeshjes ndaj Lecester Cityt se ylli shqiptar do të mungojë për shkak të lëndimeve në ndeshjen ndaj kampionit në Premierë Ligë dhe Burnlyt, por ka shtuar se mund të rikthehet në ndeshjen kundër Liverpoolit, shkruan portali arbresh.info.
Megjithatë, Shaqiri dhe dy bashklojëtarët e tij, Jonathan Walters dhe Ramadan Sobhi, janë në dyshime për ndeshjen ndaj skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp të shtunën.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, i cili ishte në dispozicion në ndeshjen në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018” ndaj Letonisë, nuk ka luajtur për skuadrën angleze që nga barazimi ndaj Manchester United 1 me 1 në fund të muajit janar.
25-vjeçari ka bërë 14 paraqitje këtë edicion në Premierë Ligë duke shënuar vetëm 3 gola./arbresh.info
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut