Xherdan Shaqiri i është rikthyer ish klubit të tij FC Basel.
Ylli zviceran me prejardhje kosovare u prezantua të hënën para mijërave tifozëve të skuadrës së Baselit, shkruan Arbresh.info.
“Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri.
“Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime e fundit ishte ndaj Anglisë. Ende nuk jam në 100%, por do të provoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha Shaqiri.
Xherdan Shaqiri u rikthye tek ish klubi i tij pas një transferimi si lojtar i lirë nga Chicago Fire.
Shaqiri ishte pjesë e skuadrës zvicerane para 12 vitesh, ku pastaj u largua drejt Bayern Munichut. /Arbresh.info
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...