Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli shqiptar nuk ka pasur hapësirat e duhura dhe dëshiron që të gjejë një skuadër ku mund të luaj rregullisht.
Football Insider ka shkruar se interesim për Xherdanin kanë shfaqur dy skuadrat kryeqytetase Roma dhe Lazio.
29-vjeçari është i etur për tu rikthyer në Serie A, pas një aventure jo shumë të mirë me Interin.
Përveç dy skuadrave italiane, edhe Sevilla vazhdon të mbetet në garë për të nënshkruar me gjilanasin.
Gjithsesi mbetet të shihet në verë se ku do të jetë e ardhmja e tij, pasi te Liverpooli nuk pritet ta mbajnë në skuadër.
Kampioni në fuqi i Anglisë synon që nga shitja e Shaqirit të fitojë rreth 15 milionë euro.
Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me Liverpoolin, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.
Sulmuesi anësor u bashkua me skuadrën e Jurgen Klopp në verën e vitit 2018 për 14,7 milionë euro. /Telegrafi/
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?