Pas tri sezoneve te Stoke City, Xherdan Shaqiri këtë verë finalizoi më në fund transferimin e “ëndërruar” duke iu bashkuar Liverpoolit.
Reprezentuesi kosovar i Zvirës do të filloj një aventurë të re këtë sezon te gjiganti në Premierë Ligë pas transferimit prej 13 milionë funta nga Stoke City në fillim të muajit të kaluar, shkruan portali arbresh.info.
Por, para fillimit të ndeshjeve në kampionatin anglez, anësori nga Gjilani është dashur të këndoj – ashtu siç është tradita, para bashkëlojtarëve të tij të rinj.
Bazuar në reagimet e lojtarëve, të cilët dëgjohen duke qeshur me të, Shaqiri duhet të vazhdojë vetëm qëndrimin e tij në fushë dhe të mos provoj më këndimin.
26-vjeçari kishte shkëlqyer në takimet para-sezonal te skuadra e Jurgenn Klopp duke realizuar supergol me gërshërë kundër Manchester United./arbresh.info/
SHAQIRI SINGING 3 LITTLE BIRDS ? pic.twitter.com/ml6W5FRtaK
— SIMON RAM (@KULIRAM1976) August 3, 2018
https://www.facebook.com/SPORTbible/videos/3063034970508681/?permPage=1
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Maqedonci takon homologun belg, diskutohet thellimi i bashkë...
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...