Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me homologun e tij belg, Theo Francken, në margjinat e panairit BEDEX 2026, i cili po mbahet në Bruksel.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, “me fokus të veçantë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ushtrive tona përmes trajnimeve të përbashkëta, si dhe mundësitë për shkëmbimin e oficerëve për shkollimin dhe avancimin profesional të tyre”.
“Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit tonë institucional dhe ushtarak”, u tha në njoftim.
Kosova, sipas njoftimit, po ndërton partneritete të forta me aleatët dhe po avancon me vendosmëri drejt forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimit euroatlantik.
“Së bashku me aleatët tanë, për më shumë siguri, stabilitet dhe zhvillim”, tha njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes./Arbresh.info
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...
Tensione globale, ambasada e SHBA në Tiranë publikon njoftim...
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar po marri...
Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë