Kombëtarja e Zvicrës shënoi fitore mbrëmë në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë me rezultat 4-0.
Në këtë ndeshje shënoi gol edhe Xherdan Shaqiri, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes është prononcuar për media ku ka theksuar se Estonia është mbrojtur shumë mirë.
“Estonia është mbrojtur shumë mirë. Gjithë javën kemi ushtruar në sulm për të parë si do ta mposhtim atë. Mbrojtja ishte po ashtu solide”.
Ai tutje foli për vlerën e miqësoreve para ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
“E dimë që nuk kemi shumë kohë dhe secila ndeshje na shërben shumë. Në fund, është e rëndësishme që të gjithë të jemi gati dhe të luajmë miqësore të mira që të shkojmë në Evropian në mënyrën më të mirë”.
Për fund Shaqiri tha se Zvicra ka zhvilluar një ndeshje të mirë.
“Mendoj se ndaj Estonisë ishte një ditë e mirë ku treguam në fushë lojë të mirë”, deklaroi Shaqiri për mediat zvicerane.
Zvicra ndodhet në grupin A të Euro 2024, së bashku me Hungarinë, Gjermaninë dhe Skocisë./Arbresh.info
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...