Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është duke kaluar njërin nga sezonet më të mirë në karrierë.
Që nga transferimi i tij në Basel ai bërë protagonist dhe lojtari kryesor i kësaj skuadre, shkruan Arbresh.info.
Ai ka dhënë një intervistë për mediumin ‘blu Sport’ duke prekur tema të ndryshme.
Megjithatë, ajo çfarë na intereson nga kjo intervistë ishte përgjigja e tij në pyetjen se a ka më shumë karakter zviceran apo shqiptar.
“Në fushë, padyshim shqiptari i pasionuar – me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm”.
“Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për mediumin zviceran.
Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur në 32 ndeshje teksa ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 18 asistime./Arberesh.info
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...