Liga Premier është në rrugën e duhur për të siguruar një vend shtesë kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm për shkak të paraqitjeve të forta në garat evropiane.
Sipas sistemit të ri të UEFA-s bazuar në koeficientët, dy ligat me performancën më të mirë në Evropë çdo sezon fitojnë një vend shtesë me Italinë dhe Gjermaninë që përfituan vitin e kaluar.
Klubet angleze kanë pasur vështirësi në vitin 2023, pa asnjë skuadër që ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës , por ky sezon ka qenë ndryshe.
Deri më tani, Anglia kryeson renditjen e UEFA-s me një koeficient 17.785, përpara Italisë dhe Spanjës, me të shtatë skuadrat e Ligës Premier ende në garat evropiane.
Nëse klubet angleze vazhdojnë të përparojnë, Liga Premier është pothuajse e sigurt që do të fitojë një vend të pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.
Andaj, synimi i tyre do të jetë që të shkojnë sa më larg të jetë e mundur. /Telegrafi/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...