Fushë Kosova mposhti Ballkanin në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll, me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes në një intervistë trajneri Burim Shala thotë se pas kësaj fitore janë në garë për mbijetesë dhe ky sukses ndaj Ballkanit tregon se fitorja me Dritën nuk ka qenë rastësi.
“Dallimin në këtë ndeshje e bëri disiplina taktike e treguar nga lojtarët e mi. Ata i zbatuan detyrat me angazhim maksimal. E kanë kryer punën dhe morën më të mire. Kjo fitore na fut në hap të mirë në garën për mbijetesë. Dhe, tregoi se fitorja ndaj Dritës nuk ishte rastësi”, ka thënë Shala.
Fushë Kosova pas kësaj fitore kalon në kuotën e 19 pikësh, por mbetet në vendin e nëntë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?