Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua do të duelojnë më 7 dhjetor në Arabinë Saudite jo vetëm për lavdi dhe për titujt kampionë bote në peshën e rëndë por edhe për para.
Ai që do të arkëtojë më shumë në këtë revansh nuk është Ruiz, kampioni i botës në fuqi, por Joshua.
Sipas mediave britanike, Joshua do të arkëtojë nga kjo sfidë 85 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës në fuqi do të arkëtojë 13 milionë dollarë.
Kjo shumë e lartë u bë e mundur falë investimit të miliarderëve arabë, që hapën portofolin për këtë sfidë kampionësh.
Gjithsesi, kjo nuk është sfida më e pasur e historisë së boksit. Madje është sfida e katërt me më shumë të ardhura, transmeton Telesport.
“Natyrisht që jo të gjitha këto parà do të hyjnë në xhepin tim. Kam taksa për të paguar, trajnerë, përgatitës, menaxherë etj. Mua më mbetet 30-40% e shumës”, tha Joshua.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari