Edhe në konferencën në prag të ndeshjes me Skocinë në krah të trajnerit Christian Panuçi ka dalë Ansi Agolli, si kapiten i ekipit kombëtar. Pavarësisht se në ndeshjen e parë nuk luajti, Agolli është shprehur se ai është gati jap kontributin e tij në çdo moment që do i kërkohet.
“Çdo lojtar i skuadrës e ka për detyrë të vijë këtu, megjithatë trajneri e tha dhe unë nuk kam se çfarë të përsërisë në lidhje me aktivizimin.”- us shpreh Ansi Agolli.
Ju vjen keq që prezantoheni si kapiten dhe nuk luani?
“Çdo lojtarë që vjen në ekip kombëtar vjen për të luajtur, pastaj zgjedhjet i bën vetëm trajneri.”
Ke luajtur kundër Sëlltik me Qarabag, a ke folur me shokët për atmosferën e tifozëve?
“Mendoj se shokët e skuadrës e kanë parasysh atmosferën në stadium. Mendoj se do të jetë një atmosferë e zjarrtë. Çdo futbollit këtë gjë duhet ta shfrytëzojë për të dhënë maksimumin e tij.”
A do jesh në fushë?
“Mendoj se kam bërë maksimumin tim kë ditë në grumbullim dhe kam dhënë më të mirën. Tani jam në formë të mirë, por nuk e di nëse do luaj, ende nuk është zgjedhur formacioni.”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...