Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet të premten dhe të shtunën.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit. Ylli nga tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka pesë fitore dhe tri humbje, kurse lipjanasit kanë nëntë humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Të premten gjithashtu ballafaqohen edhe rivalët e vjetër Bashkimi dhe Trepça. Prizrenasit e kanë nisur mirë kampionatin, duke shënuar shtatë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe gjashtë humbje.
Rahoveci të shtunën do të ndeshet me Feronikelin, skuadrën që ia ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë edicion. Vreshtarët janë liderë me tetë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka tri fitore dhe gjashtë humbje.
Xhiroja e 11-të përmbyllet me sfidën shumë interesante mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, që janë renditur në vendin e tretë, përkatësisht të katërt. Ponte Prizreni ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe tri humbje./arbresh.info/
Superliga – Java 11
E premte
17:00 Golden Eagle Ylli – Lipjani
19:00 Bashkimi – Trepça
E shtunë
17:00 Rahoveci – Feronikeli
19:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...