Ka përfunduar pjesa e parë në Superkupën e Evropës.
Kampioni i Evropës, Manchester City, është duke u përballur me fituesin e UEFA Europa League, Sevillan.
Pas 45 minutave të parë Sevilla është në epërsi minimale 1:0, shkruan Arbresh.info.
Golashënuesi i vetëm deri më tani është Youssef En-Nesyri që shënoi me kokë pas një krosimi nga ana e majtë.
Nga ana tjetër rastin më të mirë për Citun e pati Jack Grealish, por goditja e tij u ndal nga Bounou pa shumë probleme.
Kjo është Superkupa e parë e Cityt, ndërsa Sevilla ka qenë tashmë gjashtë herë më parë (të gjitha si fituese të Kupës UEFA ose Europa League)./Arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...