Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka besimin se ylli i skuadrës Lionel Messi nuk do largohet gjatë verës.
Ka spekulime të shumta që Inter është i interesuar për shërbimet e argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.
Këto spekulime i ka heshtur Messi para disa jave, por edhe Setien beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do e përfundojë karrierën në “Camp Nou”.

“Këto gjëra janë normale në klubet e mëdha. Nuk mendoj se çfarë ka ndodhur ka bërë që Messi të mendojë nëse do largohet apo qëndrojë”.
“Jam i sigurt se do e përfundojë karrierën te Barcelona”, deklaroi ai.
Barcelona momentalisht është në pozitën e parë në tabelë, dy pikë me pak se rivali, Real Madrid./arbresh.info.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...