Trajneri i Barcelonës, Quique Setien beson se duhet të fitojnë çdo ndeshje që këtë sezon të shpallen kampion.
Klubi katalunas prinë në tabelë, dy pikë më shumë se rivali Real Madrid, derisa vikendin e ardhshëm rinis sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll beson se do e kenë të vështirë ngase duhet të mos humbin ndonjë ndeshje.

“Mendoj se duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet nëse duam të bëhemi kampion”.
“Jemi të gatshëm për rikthimin dhe do shohim se si do zhvillohen ndeshjet dhe vështirësitë që do kemi nga rivalët”, deklaroi ai.
Ndeshja e parë e Barcelonës do jetë ndaj Real Mallorca me 12 qershor, ndërsa më vonë do përballen me Sevilla, Atletico Madrid dhe ‘kojshitë’ Espanyol.
Barcelona mbetet në garë edhe për Ligën e Kampionëve dhe në gusht do zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj Napoli-t, derisa ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1 – 1 në “San Paolo”./arbresh.info
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...