Ish-portieri brazilian i Romës, Julio Sergio ka zbuluar një histori të veçantë në lidhje me ish-trajnerin e “verdhekuqve”, Jose Mourinho-n.
Në një prononcim të dhënë për mediet ai zbuloi se i kishte kërkuar portugezit që të merrte drejtimin e Brazilit.
“Nuk më intereson kombësia e trajnerit të Brazilit. Trajnerët brazilianë janë të mirë, por shumë të ndryshëm nga ata europianë. E pyeta personalisht Mourinho-n nëse donte, por ai më tha jo, të paktën në atë moment. Sot nuk e di. Me kombëtaren humbëm gati një vit duke biseduar për Ancelotti-n, i cili për mendimin tim nuk bëri as një telefonatë, sepse më pas rinovoi me Real Madrid-in. Organizimi i futbollit brazilian është problem sepse ne i kemi ende lojtarët më të mirë, por nuk i zhvillojmë siç duhet”-deklaroi Sergio.
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes