Sergio Ramos po luan sezonin e fundit në Real Madrid.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i El Chiringuito, Josep Pedrerol, që nga burime të sigurta, ka treguar të enjten mbrëma se në Madrid “të gjithë pothuajse e shohin si punë të kryer largimin e kapitenit Ramos”.
Ramos është në fundin e kontratës me Realin dhe raportet mes tij dhe Florentino Perez pothuajse janë të ngrira.
Ai është kapiten i Los Blancos dhe i ka dhënë gjithçka Madridit, por pavarësisht kësaj, si shumë legjenda tjera si Raul, Casillas, Ronaldo etj – Reali do të bëjë gabimin e njëjtë edhe me Ramosin.
34-vjeçari e ka veshur fanellën e Realit deri më tani 668 herë, ka shënuar 100 gola. /Gazeta Express/
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë