Senegali ka arritur të shënojë fitore ndaj Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në këtë finale 90 minutat nuk ishin të mjaftueshëm për të kuptuar se cila kombëtare është fituese, andaj ndeshja ka vazhduar deri tek penalltitë.
Gjatë minutës së 7-të, është akorduar një penallti në favor të Senegalit, ku atë e ekzekutoi Sadio Mane, por për fat të keq nuk ishte i saktë.
Andaj, ndeshja ka vazhduar plotë 120 minuta ku në fund kanë vazhduar në penallti.
Senegalezët ishin më të saktë nga pika e 11-metërshit ku arritën t’i shënojnë 4/4 prej tyre, ndërsa Egjipti humbi 2/4.
Kësisoj, Kombëtarja e Senegalit shpallet kampione e Kupës së Afrikës. /arbresh.info/
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...