UEFA ka urdhëruar Serbinë të luaj pa tifozë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, për shkak të thirrjeve diskriminuese nga tifozët në ndeshjen kundër Malit të Zi fqinj.
Tifozët shkëmbenin sharje me baza etnike në fitoren 2-0 të Serbisë në Podgoricë në mars, shkruan Washington Post.
UEFA sanksionoi gjithashtu federatën malazeze të futbollit për sjellje diskriminuese.
UEFA gjobiti gjithashtu federatën serbe me 50,000 euro dhe e ndaloi atë tu shes bileta tifozëve për ndeshjen e radhës në udhëtim kundër Bullgarisë muajin e ardhshëm.
Mali i Zi u gjobit me 20,000 euro (22,000 dollarë) nga UEFA dhe duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të tij kur të presë Bullgarinë në shtator.
Tifozët e Serbisë bënë thirrje anti-Kosovë në Podgoricë, madje ata kanë nisur thirrjen “Kosovo”, me shpresë që tifozët e Malit të Zi do të vazhdojnë me thirrjen “Serbia”, por një gjë e tillë nuk nododhi./Arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj