Ylli i Napolit, Scott McTominay, është zgjedhur këtë javë “Lojtari i Vitit në Serie A”.
Mesfushori skocez ka shënuar trembëdhjetë gola dhe dha gjashtë asistime në të gjitha garat, duke ndihmuar Napolin të fitojë titullin e kampionit në Itali. Me këtë arritje, ai bëhet skocezi i parë në histori që fiton çmimin e futbollistit më të mirë të Serie A, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Ronaldo, Ibrahimovic, Kaka, Totti e Zidane.
Gjithashtu McTominay ka thyer një rekord historik: ai e ka kaluar shifrën që Denis Law e kishte vendosur gjashtëdhjetë e tri vite më parë, duke u bërë skocezi me më së shumti gola në një sezon të Serie A: dymbëdhjetë gola vetëm në kampionat, në sezonin më të mirë të karrierës së tij.
Pas marrjes së çmimit, McTominay, ka thënë se lidhja e tij me Napolin është e veçantë.
“Të vija te Napoli ishte zgjedhje e lehtë. Kam ardhur në vendin e duhur. Është fantastike të jem këtu dhe ta fitoj këtë çmim. Faleminderit ekipit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Marrëdhënia ime me Napolin është e veçantë; ka kaq shumë vende të mrekullueshme këtu”, është shprehur ai.
McTominay pritet të luajë sërish të mërkurën në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit. Transferimi i tij për vetëm njëzet epesë milionë funte po shihet si një goditje e madhe për Napolin, i cili edhe këtë sezon po lufton për titull.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA