Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez thotë se mundësia për të luajtur në mesfushë sërish ishe vendimtare për kalimin te Chelsea.
Saul kaloi te skuadra e Tuchel në orët e fundit të afatit kalimtar, pasi u huazua me opsion blerje.
Duke folur në kanalin e tij në Twich, spanjolli dha disa detaje për arsyet e kalimit te Chelsea.
“Gjëja e vetme negative ishte që nuk luaja në pozitën time te Atletico. Nuk mund të tregoja si jam”.
“E kisha të bllokuar në kokë që nuk do më lejohet të luaja në rol tjetër. Opsioni i Chelseas ishte të mbetesha në zonën time. Nuk do ishte e lehtë të hyja në skuadër”.
“Te Chelsea do stërvitem në pozitën time. Pastaj do shoh nëse do luajë. Doja të shkoja te Chelsea, të provoja eksperiencën dhe të shohim çfarë do ndodh. Nuk mendoj larg. Dua të shkojë, garojë dhe ndihmojë Chelsean”.
“Personalisht, dua të jem Sauli që isha. Nuk dua të shoh Saulin që kam parë në këto dy vitet e fundit”.
“Ishte shumë e rëndësishme gjithashtu që Kepa është aty. Është hap i rëndësishëm. Nëse nuk do ishte aty, do ishte ndryshe”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Chelsea pagoi 5 milionë euro për huazim dhe opsionin e blerjes për 40 milionë euro.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...