Ole Gunnar Solskjaer është i lumtur me skuadrën që ka, pas blerjeve të Raphael Varane dhe Jadon Sancho.
Por, së fundmi me Djajtë e Kuq janë lidhur edhe emra si Saúl ose Camavinga. Megjithatë, Solskjaer nuk ka dhënë premtime për të tjera blerje, edhe pse do të dëshironte edhe më shumë.
“Nuk mendoj se do të ndodhë. Nëse ndodh diçka, është një bonus. Në futboll kurrë nuk i dihet, por kemi pasur një verë vërtet të mirë. Jam i lumtur”, deklaroi ai.
United u forcua me Varanen në mbrojtje dhe me Sanchon në sulm, derisa mesfusha do të jetë ajo e njëjta, me Paul Pogbën dhe Bruno Fernandesin, të mbështetur gjithmonë nga Fred e Scott McTominay.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?