Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, është shprehur i kënaqur për sezonin e zhvilluar nga skuadra e tij, edhe pse në fund ëndrra e titullit nuk është realizuar.
Sipas tij, arsyeja pse “axurrët” nuk kanë arritur të fitojnë titullin ka qenë psikologjike.
“Ky sport është kthyer në një biznes për të gjithë dhe kjo është rruga që dërgon drejt fundit. Lega duhet të përmirësohet, të luash 14 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit pas Juventus-it, që fiton praktikisht gjithmonë, është një stres emocional që nuk mund të nënvlerësohet”, ka thënë Sarri.
“Nuk e di nëse ka fituar skuadra më e fortë, por sigurisht ka fituar skuadra më e fuqishme në çdo aspekt. Pengu më i madh i këtij sezoni është se kemi humbur një kampionat në hotel dhe jo në fushë, sepse ka qenë shumë e vështirë në aspektin psikologjik. Le të themi se jemi një skuadër e ndjeshme”, ka vazhduar trajneri i Napolit.
Edhe mbrojtësi Albiol i ka bërë një analizë sezonit të Napoli-t, duke thënë se: “Kemi bërë gjithçka ishte e mundur për të qëndruar në krye, por kanë ndodhur disa episode që kanë kushtëzuar ecurinë tonë, si kartoni i kuq i marrë nga Koulibaly në Firence. Duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe e ardhmja është e bukur, veçanërisht nëse trajneri do të qëndrojë. Jemi përmirësuar shumë nën drejtimin e tij”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit