Maurizio Sarri nuk po shqetësohet për Ligën e Kampionëve.
Sot janë caktuar datat për ndeshjet e mbetura të fazës së 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, si dhe është hedhur shorti për fazën e ardhshme.
I pyetur për këto, Maurizio Sarri ka thënë se nuk është duke menduar për Olympique Lyon, duke shtuar se ka fokusin në Serie A.
“Në këtë moment mendojmë vetëm për kampionatin, pastaj ne mund të shohim për Lyon”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.
“Konsistenca do të jetë shumë e rëndësishme. Shoh se në këtë moment të gjitha skaudrat po kanë probleme me paraqitjet në periudha të gjata”, ka shtuar trajneri italian.
Juventus është mposhtur nga Milan gjatë xhiros së kaluar në Serie A. Sarri është i vendosur të kthehet në rrugën e fitoreve në Serie A, para se të mendojë për Ligën e Kampionëve ku duhet përmbysur Lyon.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...