Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri beson që ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë për herën e gjashtë.
Sot (e premte) pas disa orëve do ta kuptojmë se kush do të arrijë të fitojë Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info.
Kandidatët kryesorë për të fituar këtë çmim janë mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Derisa, tekniku italian beson që portugezi do të arrijë të fitojë çmimin.
“Nuk e di kush do ta fitojë Topin e Artë. Nëse me pyesni mua, mendoj dhe shpresoj që Ronaldo ta fitojë. Nëse kjo nuk është çështja, do të isha i mërzitur, sepse është lojtar i nivelit që gjithmonë është kandidatë për Topin e Artë”, deklaroi ai.
Kujtojmë që ceremonia e çmimeve fillon në ora 20:30./arbresh.info
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta