Maurizio Sarri ka thënë se rikthimi i Giorgio Chiellinit është shumë afër të ndodh.
Sipas teknikut italian, Chiellini është shumë afër rikthimit në fushat e blerta, dhe me bashkimin e tij do të jetë më e lehtë formimi i formacionit 4-3-3.
Në një intervistë dhënë për Football Italia, Sarri tha se Chiellini është shumë i rëndësishëm për skemat e tij dhe pret që 35- vjeçari të kthehet shumë shpejt.
‘’Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet ta marrim ditë pas dite përparimin e tij dhe ta dëgjojmë atë’’, deklaroi trajneri i Juventusit, përcjell lajmi.net.
“Zonja e Vjetër’, këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, do të luajë në udhëtim kundër Hellas Verona, dhe Sarrit do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa veteranin italian.
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League