Ish-menaxheri i Napolit, Maurizio Sarri, është shumë afër nënshkrimit me klubin londinez Chelsea.
Agjenti i teknikut dhe drejtuesit e Chelseat janë takuar në Londër.
Besohet se tashmë Sarri mund të konsiderohet trajner i Chelseat.
Strategu do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Chelsean, prej të cilës do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon.
Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Sarri u shkarkua nga Napoli me efekt të menjëhershëm pasi napoletanët nënshkruan me Carlo Ancelottin.
Maurizio Sarri njihet si kultivues i lojës ofensive. /Telegrafi/
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...
OKB e shqetësuar nga sulmi në një shkollë në Iran, humbën je...
Ballkani, Dukagjini e Ferizaj sigurojnë gjysmëfinalet e Kupë...