Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim tek Darmstadt në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Në këtë ndeshje luajti edhe transferimi i ri i Dortmundit, Jadon Sancho, shkruan Arbresh.info.
Sancho e kërkonte me ngul rikthimin e tij tek klubi ku bëri emër pas një dështimi në Manchester United.
Jadon Sancho ka arritur të asistojë në golin e dytë të Dortmundit që e realizoi Marco Reus.
Pas ndeshjes anglezi u shpreh shumë i lumtur me rikthimin e tij teksa Dortmundi si shtëpi të tij.
“Ndihem si të jem rikthyer në shtëpi. Jam i lumtur që u riktheva të luaj sërish. Erdha te Dortmundi për të rigjetur lumturinë dhe për të ndihmuar skuadrën që të buzëqeshim përsëri”, tha ai.
Ai u shpreh i emocionuar pas ardhjes tek Dortmundi dhe asistimit të tij për Reus
Ishte e shkruar të vija përsëri të Dortmundi. Unë që rikthehem në shtëpi dhe dhuroj asist për Marco Reus. Ku ka më bukur… “, u shpreh ai.
Kujtojmë që Sancho ka qenë pjesë e Dortmundit për katër sezone para se të transferoj në Manchester United./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...