Dy yjet e Borussia Dortmund janë gjobitur nga DFL.
Jadon Sancho dhe Manuel Akanji kanë pranuar nga një dënim nga DFL, për disa veprime të tyre gjatë kohës së pandemisë.
Dy lojtarët e ‘verdhezinjve’ kanë thyer rregullat e karantinimit, për të rregulluar flokët, transmeton lajmi.net.
Kjo nuk është falur nga DFL, të cilët me anë të një komunikate kanë bërë të ditur se lojtarët do të gjobitën, por nuk kanë përmendur shuma specifike.
Katër lojtarë të tjerë të Dortmund kanë ndryshuar stilin e flokëve, por ata nuk kanë publikuar foto në rrjetet sociale, kështu, nuk ka evidenca se kanë shkelur ligjin.
Akanji dhe Sancho kanë të drejtë të bëjnë ankesën e tyre për vendimin e DFL.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar