Google ADS

“Sanchez është i lodhur nga huazimi te Inter”

21:07 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda ka thënë se sulmuesi Alexis Sanchez është lodhur me huazim te Inter.

Kiliani gjatë verës u huazua te Inter, por lëndimet kanë bërë të mos jetë në formë, andaj shumicën e ndeshjeve është në stol, transmeton portali arbresh.info.

Rueda ka thënë se ky vit ka qenë truamatik për lojtarin dhe nuk është i kënaqur me këtë huazim.

“Ka qenë një vit jo i mirë për të. Është i lodhur me huazim te Inter. Duhej të rikthehet në Brazil për të luajtur në Kupën e Amerikës, por lëndimi që pësoi i shkaktoi probleme”, theksoi ai.

Sanchez shkaku i lëndimit në gju bëri që të qëndrojë për tre muaj jashtë fushës së blertë.

Këtë sezon 31-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar me tri asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme