Carlo Laudisa në faqen e internetit të “Gazzeta dello Sport” bën një pasqyre të Renato Sanches të cilit i skadon kontrata dhe mund të transferohet në Milan.
Reprezentuesi portugez, Renato Sanches është nën radarin e AC Milan dhe si portieri i “Rossonerëve”, ish-shoku i tij i skuadrës në Lille, Mike Maignan, pritet të transferohet te skuadra italiane.
Atij i skadon kontrata pas më shumë se një viti në kampionatin francez dhe kalimi në “San Siro” është shumë i mundur.
Mesfushori po kërkon një bazë të re për karrierën e tij dhe miqësia e tij me Maignan e kënaq atë dhe kjo ndjenjë mund të çojë në përshpejtime të rëndësishme të marrëveshjes.
Po flitet se lojtari mund t’i bashkohet italianëve edhe më shpejt duke pasur parasysh vështirësitë e çështjes Frank Kessie, që po kërkon shumë nga klubi i tij.
Oferta e 6.5 milionë plus bonueset për Kessien janë më e ulët se 9 milionë të kërkuara nga ai.
Sanches është pjesë e Lille që nga viti 2019 kur u transferua nga Bayern Munchen për 20 milionë euro./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...