Përfaqësuesja e Italisë ka siguruar fitore me rezultat të thellë në miqësoren kundër San Marinos.
Skuadra e trajnerit Gian Piero Ventura ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 8 me 0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Sam Marinoes në stadiumin ‘Stadio Carlo Castellani’ në Empoli, transmeton portali arbresh.info.
Gianluca Lapadula shënoi hat trick (10′) (19′) (49′), ndërsa Gianmarco Ferrari (13′), Andrea Petagna (16′), Mattia Caldara (48′), Matteo Plitana (58′) dhe Giovanni Bonini me autogol (65′) ishin autorët e golave tjerë.
Ndeshja e ardhshmja e Italisë do të jetë ajo ndaj Uruguait më 7 qershor, e cila është gjithashtu e nivelit miqësor.
Vetëm tri ditë më vonë, “Azurrët” do të presin Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Russia 2018”./arbresh.info

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve