Sampdoria në formë qesharake ka kopjuar prezantimin ikonik të Cristiano Ronaldos nga Juventusi duke e publikuar në versionin e tyre pas nënshkrimin me Ronaldo Vieran nga Leeds United.
Skuadra në Serie A finalizoi transferimin prej 7.7 milionë funta të Vieras të mërkurën para se të njoftojë botës rreth blerjes së tyre të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi dhe Ronaldo pushtuan të gjithë kryetitujt kur sulmuesi portugez realizoi transferimin e tij tronditës prej 100 milionë euro nga Real Madridi në fillim të kësaj vere.
Pas nënshkrimit ikonik, Juventusi publikoi një seri fotosh të Ronaldos para se të zbuloj edhe atë me emrin e tij në shkronja të mëdha.
Për shkak të emrit, Sampdoria në formë qesharake kopjoi idenë duke vendosur në formë të njëjtë grafike emrin e tij dhe duke shtuar ngjyrën e bardhë, blu dhe të zezë në fund të emrit të lojtarit.
20-vjeçari do të ketë një shans për tu përballur me Cristianon këtë sezon kur të dy skuadrat të takohen me njëra-tjetrën në ligë./arbresh.info/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin