Interi ka shënuar fitore të madhe dhe të thellë në udhëtim te Sampdoria me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka filluar ta rikthej formën pas dy muajve pa fitore në Serie A, ku në tri ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe një barazim.
Golat në këtë ndeshje për Nerazzurët u shënuan nga Ivan Perisic (26′) dhe Mauro Icardi (30′, 31′, 44′, 51′).
Interi shkatërron Sampdorian në udhëtim, Icardi shënon katër gola
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht kapiteni argjentinas i Interit, Icardi, i cili u vlerësua me notë 9.9.
Icardi ishte lojtari kryesor i ndeshjes (Getty Images)
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin Edgar Barreto që u notua me 4.4. /Telegrafi
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...