Futbollistët e mirënjohur Samir Nasri dhe Alex Song kanë mbetur pa skuadra edhe pas afatit kalimtar të janarit, përcjellë arbresh.info.
Gjithsesi, futbollistët në fjalë sipas ‘Sportmediaset’, shumë shpejt do të bashkohen në një ekip.
Ata pritet që ti bashkohen skuadrës së Beneventos në Serie A, ekip në të cili gjithashtu aktivizohen futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj dhe Berat Xhimshiti.
Song dhe Nasrsi kanë një karrierë shumë të pasur në top-ligat evropiane.
Benevento po tenton që ta bëjë një skuadër sa më kompakte në mënyrë që ta sigurojë një ‘biletë’ për Serie A edhe për edicionin e ardhshëm.
Ky ekip aktualisht ‘stacionohet’ i fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. /arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit