William Saliba është lidhur kohëve të fundit për një transferim të mundshëm tek Real Madridi.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2027, shkruan Arbresh.info.
Derisa sot pas një ndeshje miqësore me Newcastle Unitedit, të fituar 3-2, mbrojtësi francez ka dhënë një intervistë lidhur me kontratën e tij.
Ai është pyetur nëse do ta vazhdojë kontratën me “Topçinjtë”, derisa është përgjigjur: “Shpresoj së shpejti. Zoti është i madh”.
Më tej, Saliba theksoi se prioritet ka që të fitojë gjithë trofetë e mundshëm me Arsenalin.
“Këtë vit do të përpiqemi të fitojmë gjithçka”, tha ai për AFTVMedia.
Kujtojmë se 24-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Marseille në vitin 2022, dhe që nga ai moment është shndërruar në mbrojtësin kryesor të skuadrës./Arbresh.info
🚨💣 William Saliba was asked when he’s gonna sign new deal: “Hopefully soon! God is great”.
“This year we will try to win everything”, told @AFTVMedia. ❤️🤍 pic.twitter.com/hkjZ9vPo0P
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2025
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...