Egjipti ka arritur të shënoj fitore me rikthim në ndeshjen e parë të grupit B në Kupën e Konfederatave të Afrikës, duke e mposhtur Zimbabwen me rezultat 2-1.
Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të kur Prince Dube realizoi për Zimbabwe, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të portës dhe duke kaluar vizitorët në avantazh.
Në fillimin e pjesës së dytë, Egjipti reagoi me sulme të njëpasnjëshme dhe vazhdoi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 64-të, Omar Marmoush barazoi rezultatin me një goditje fantastike brenda zonës, duke ndalur të gjitha dyshimet dhe duke rikthyer baraspeshën.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 90+1’ me firmën e Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi një top të mbetur në zonë dhe e dërgoi saktë në këndin e poshtëm të portës, duke vulosur fitoren dramatike të Egjiptit.
Deri në fund të takimit, Egjipti arriti të mbajë rezultatin dhe arkëtoi tre pikët e para në grup.
Pas ndeshjeve të para prinë së bashku me Afrikën e Jugut me nga tri pikë, derisa Zimbabwe dhe Angola janë pa pikë.
Ndeshjen e ardhshme Egjipti e luan ndaj Afrikës së Jugut./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...