Liverpooli dhe Chelsea kanë ndarë pikët në derbin e javës së Premierligës duke barazuar 1 me 1.
Golin për Liverpoolin e shënoi egjiptiani Mohamed Salah ndërsa për mysafirët shënoi braziliani Willian në minutën e 83 për t’ia mohuar tre pikët skuadrës së Jurgen Kloppit.
Salah është në top formë që nga transferimi i tij në verën e kaluar nga AS Roma, duke shënuar dhjetë gola në 13 ndeshje në Premierligë.
Salah nuk e priti mirë golin e Willianit dhe është parë duke reaguar ndaj bashkëlojtarëve të tij.
Liverpooli lëshoi fitoren nga duart e saj edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillas, pasi ishte duke udhëhequr 0 me 3 por në fund ndeshja përfundoi 3 me 3.
Ndeshja e radhës e Liverpoolit do të jetë të mërkurën ndaj Stoke Cityt. /arbresh.info/
https://twitter.com/MHChehade/status/934709815439437824?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F11%2F26%2Fmohamed-salahs-furious-reaction-as-willian-flukes-equaliser-for-chelsea-against-liverpool-7109483%2F
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...